“Sepse të dua…”, Afrona Dika publikon foton e parë të veshur me fustanin e nusërisë përkrah Bleros - Bota Sot
“Sepse të dua…”, Afrona Dika publikon foton e parë të veshur me fustanin e nusërisë përkrah Bleros

Mediale Vip

“Sepse të dua…”, Afrona Dika publikon foton e parë të veshur me fustanin e nusërisë përkrah Bleros

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:32
Afrona Dika

Në vitin 2017, këngëtari i njohur Blero Muharremi i bëri një propozim mjaft romantik partneres së tij, Afrona Dika. E teksa kanë kaluar dy vite nga ky propozim, çifti tashmë ka vendosur datën e dasmës.

Ceremonia do të mbahet më datën 21 në një resort luksoz në plazhin e Shëngjinit dhe do të ketë shumë të ftuar të famshëm.

Afrona herë pas here ka publikuar në “Instastory” fotografi nga përgatitjet për ditën e saj të veçantë. Por së fundmi, ajo ka vendosur që të tregojë një detaj më shumë.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, teksa ka pozuar krah bashkëshortit të saj të ardhshëm. “Sepse të dua”, shkruan Afrona në foton me Bleron, duke i bërë më shumë kuriozë ndjekësit e saj të shumtë.

Gjithashtu bukuroshja ka publikuar në “Instagram” edhe një foto me look-un e ri me flokët e zgjatur me extensions dhe një make-up profesional.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...