Më të varfrit në Evropë, shqiptarët mbulojnë me para këngëtarin në dasmë

Mediale Vip

Më të varfrit në Evropë, shqiptarët mbulojnë me para këngëtarin në dasmë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bakshishet nuk janë një gjë e jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për dasma shqiptare.

Por, duket se këngëtari i një dasme shqiptare në Çegran të Gostivarit, është me të vërtetë fatlumi i këtij viti.

Siç shihet në videon e mëposhtme dasmorët të entuziazmuar për jetën e re të çiftit, së pari mbulojnë me para bateristin e orkestrës, ndërsa më pas është këngëtari që mbulohet nga koka deri tek beli me para.

Ndryshe, shqiptarët e Maqedonisë njihen për dasma ku shpenzohen shuma të mëdha parash.

Kujtojmë se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve janë tre shtetet që kanë numrin më të madh të të varfërve në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat