Modelja e njohur nisi sfidën më të çuditshme, fansat i kundërvihen menjëherë

Mediale Vip

Modelja e njohur nisi sfidën më të çuditshme, fansat i kundërvihen menjëherë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:43
Kendall Jenner

Sfida më e fundit e cila ka ‘pushtuar’ rrjetet sociale është ajo e hapjes së shisheve të pijeve të ndryshme me anë të këmbës. Ishte modelja e njohur, Kendall Jenner, ajo e cila e nisi këtë sfidë në rrjetet sociale, e nominuar nga mikja e saj e ngushtë, Hailey Baldwin. 23-vjeçarja publikoi një video teksa ngiste një motor uji, ndërkohë që hapi dhe shishen e ujit me këmbën e saj. Kaq mjaftoi që këto video të bëheshin virale në internet. Megjithatë një pjesë e madhe e ndjekësve të modeles, i janë kundërvënë në këtë sfidë duke u shprehur se ka gjëra shumë më serioze se sa të hapësh një shishe me këmbë. Reagimet kanë qenë nga më të ashprat, ndonëse Kendall nuk i është përgjigjur asnjërit prej tyre. Kujtojmë se më parë sfida si ‘Ice Bucket’, ‘Food’ apo ‘Hot Pepper’ janë përhapur menjëherë në rrjet duke bërë xhiron e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat