Arta dhe Ana Kabashi vijnë në bashkëpunim me Berato

Mediale Vip

Arta dhe Ana Kabashi vijnë në bashkëpunim me Berato

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 21:46
Arta dhe Ana Kabashi dhe Berato

“Papa” është titulli i këngës së re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Berato dhe motrave Arta dhe Ana Kabashi, e që është kompletuar nga ana vizuale.

Producenti Cekic dhe Volt Media qëndron prapa këtij projekti, ndërsa Beat Demons është kujdesur për ‘beat-in’ e këngës.

Tekstin e kanë shkruar Berato dhe Ana, ndërsa xhirimi i videoklipit i është besuar Meriton Brahës.

Dy motrat, të cilat njihet për format mbresëlënëse trupore, edhe në këtë klip kanë vënë në pah linjat e tyre.

Ky projekt vjen pas përpunimit të këngës “Tumankuqe”, të cilën Arta dhe Ana e sollën në bashkëpunim me DJ Regard. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat