Emily Ratajkowski vesh sutjenat në vend të këmishës

Mediale Vip

Emily Ratajkowski vesh sutjenat në vend të këmishës

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 22:44
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski ka marrë pjesë në ngjarjen WrapWomen Power Women Breakfast në New York ku dukej se mund të kishte shkuar direkt nga palestra në tapetin e kuq.

Modelja e njohur kishte të veshur sutjena të bardha, një palë tuta sportive me gjatësi deri të gjunjtë dhe një sako ngjyrë bezhë shumë të gjerë.

Supermodelja 28 vjeçare kishte zgjedhur sutjenat “Wythe” që kushtojnë 28 dollarë dhe janë pjesë e linjës së saj Inamorata të cilat janë të përshkruara në uebfaqen e kompanisë si “shumë të përshtatshme dhe rehatshme”.

Ratajkowski e kishte kombinuar pamjen e saj pa këmishë me një palë sandale të zeza me take të larta dhe një çantë me dizajn të lëkurës së gjarprit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat