Adriana Lima në lidhje me një turk?

Mediale Vip

Adriana Lima në lidhje me një turk?

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:55
Adriana Lima

Në fillim të këtij viti, supermodelja Adriana Lima lajmëroi ndarjen nga partneri i saj, Metin Hara. 38 vjeçarja dhe shkrimtari turk u panë për herë të parë bashkë në korrik të 2017.

Por tashmë 6 muaj pas ndarjes, Lima duket se e ka lënë pas marrëdhënien me të, për të qenë në krahët e një biznesmeni, sërish turk. Bëhet fjalë për Emir Uyar, pronari i një rrjeti të njohur hotelesh luksoze.

Image

Ata janë parë teksa nisin pushimet gjatë fundjavës, në qytetin e Venecias e për të vazhduar më tej në destinacionin e preferuar të modeles, Mykonos.

Lima dhe Uyar janë fotografuar të kapur prej dore dhe tepër të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa eksploronin ishullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat