Pas dy vjetësh, rikthehet Leonora Jakupi

Mediale Vip

Pas dy vjetësh, rikthehet Leonora Jakupi

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:00
Leonora Jakupi

Më në fund, diçka po vjen nga Leonora Jakupi.

Leonora veç se është një këngëtare e dëshmuar, që karrierën e saj e ka nisur qysh në moshë të re.

“Pa asnjë dyshim” është projekti i fundit i këngëtares së mirënjohur Leonora Jakupi, i realizuar dy vite më parë,. Edhe pse për vite radhazi i solli publikut këngë e hite të panumërta këngëtarja bukuroshe vendosi që për pak kohë të largohej nga skena muzikore.

Natyrisht që mungesën e kësaj këngëtareje me një zë të artë e stil të veçantë e kanë ndier edhe fansat e saj.

Duke qenë muzika pjesë e pandashme e jetës së saj sigurisht që Leonora nuk dorëzohet lehtë.

Së fundi, pas kësaj pauze ka paralajmëruar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin më të zëshëm të momentit Irkenc Hyka.

Duke pasur parasysh këngëtarët që do sjellin bashkëpunimin, sigurisht që do jetë një super projekt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat