Habit këngëtarja shqiptare: Tekstet më të bukura, unë i shkruaj duke pirë - Bota Sot
Habit këngëtarja shqiptare: Tekstet më të bukura, unë i shkruaj duke pirë

Mediale Vip

Habit këngëtarja shqiptare: Tekstet më të bukura, unë i shkruaj duke pirë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:33
Flaka Krelan

“Këngët më të bukura, unë i shkruaj duke pirë birrë”. Kështu është shprehur këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, teksa ishte e ftuar në emisionin “Bukë me vete”.

Flaka ishte e ftuar së bashku me motrën e saj, Qëndresa, ku u bënë pjesë e sfidave dhe lojërave të ndryshme.

Ndërkohë gjatë intervistës, Flaka zbuloi se ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Miksi, për të sjellë një këngë komerciale, e cila pritet të dalë në treg shumë shpejt.

“E kam një këngë tjetër me producentin Miksi, që ka bërë shumë hite që i pëlqej shumë. Nuk kam bashkëpunuar me producenta të tipit më shumë komercialë, por më së shumti Miksi më ka bërë përshtypje për një këngë komerciale. Ndryshe nga projektet që kam patur më herët. Do realizohet me videoklip dhe do jetë diçka e veçantë”, shtoi këngëtarja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...