Reperi shqiptar ankohet se nuk e urojnë për ditëlindje: Ma shumë vjet, ma pak urime

Mediale Vip

Reperi shqiptar ankohet se nuk e urojnë për ditëlindje: Ma shumë vjet, ma pak urime

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:34
2Po2

Përveç Ledri Vulës, i cili ditën e sotme mbush 33 vjeç, këtë të mërkurë feston ditëlindjen edhe reperi i njohur, Besnik Canolli i njohur si 2Po2.

Ai sot bën 41 vjeç dhe nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, është “ankuar” se merr pak urime me rastin e ditëlindjes.

“10/07 ? Më Shumë Vjet Më pak Urime #kjoështëjeta“, ka shkruar Besniku krahas fotos së tij.

Ndoshta kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij, apo edhe miqve të cilët kanë harruar që t’i bëjnë urimet në ditën e tij të veçantë.

Po ai që nuk ka harruar që ta urojë është Ledri Vula i cili i komenton në foto: “Gëzuar ditëlindjen vëlla”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat