Fejohen aktoret e njohura lesbike

Mediale Vip

Fejohen aktoret e njohura lesbike

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 19:18
Cara Delevingne dhe Ashley Benson

Cara Delevingne dhe Ashley Benson shihen me unaza të njëjta

Modelja dhe aktorja e njohur, Cara Delevingne, është fejuar me aktoren gjithashtu shumë të njohur, Ashley Benson.

Të paktën kështu po shkruajnë mediat botërore, pasi që sipas tyre të dy vajzat janë parë me unaza fejese në duar.

Në disa foto të shkrepura nga paparacët, shihen Cara së bashku me Ashleyn duke u përqafuar në rrugët e Francës.

Revista “People” ka kontaktuar dyshen rreth fejesës, por që të dy artistet kanë zgjedhur të mos përgjigjen rreth kësaj teme.

Ani pse as Cara e Ashley nuk kanë konfirmuar zyrtarisht fejesën, fansat kanë mbledhur “prova” të mjaftueshme që ato tashmë janë të fejuara.

Kujtojmë që Cara dhe Ashley për herë të parë janë parë duke mbajtur duart në maj të 2018, kështu duke qenë shumë të hapura me fansat e tyre për jetën private.

Në lidhje me fejesën ende nuk ka reagime nga dyshja, dhe mbetet të shihet se a do ta konfirmojnë vetë ato këtë fejesë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat