Pas Eurovizion, Jonida Maliqi: Nuk m’i kanë dhënë paratë…

Mediale Vip

Pas Eurovizion, Jonida Maliqi: Nuk m’i kanë dhënë paratë…

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 06:19
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovizion, por deklaron se ende nuk ka marrë asnjë kacidhe.

E ftuar në puntatën e parë në emisionin “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës” (kënga fituese e ketij festivali shkon në Eurovizion).

“Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar.

E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës.

Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr,“-tha Jonida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat