Pavarësisht problemeve, Loredana arrin të fitojë çmimin më të rëndësishëm në Gjermani - Bota Sot
Pavarësisht problemeve, Loredana arrin të fitojë çmimin më të rëndësishëm në Gjermani

Mediale Vip

Pavarësisht problemeve, Loredana arrin të fitojë çmimin më të rëndësishëm në Gjermani

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 06:56
Loredana

Loredana nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e tregut muzikor, megjithatë ajo ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani e Zvicër. Këngët e saj janë mjaft të pëlqyera në “Spotify” dhe “Youtube” dhe shpesh kanë zënë vendet kryesore në listat muzikore.

Së fundmi Loredana ka arritur një tjetër sukses të madh, duke marrë edhe çmimin e parë si reperja më e mirë.

Këngëtarja shqiptare ka arritur të fitojë çmimin si reperja më e mirë në kompeticionin “Hype Music Awards”, duke sunduar mbi gjithë reperet e tjera gjermane si Eunique, Juju etj.

Image

Këtë gjë e ka bërë të ditur kunati i saj, Getinjo, i cili ka publikuar një fotografi nga eventi i organizuar. “Hajde dëgjohemi për të mira”, ka shkruar Getinjo shoqëruar me flamurin shqiptar.

Muajt e fundit Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në Shqipqëri dhe në Zvicër, për shkak të një skandali mashtrimi sipas të cilit ajo i kishte marrë një çifti zviceran 900 mijë franga përmes kërcënimit. Loredana i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe pavarësisht këtij problemi ajo është e vendosur për të ecur përpara në muzikë. Së fundmi ajo ka publikuar këngën “Jetzt rufst du an” dhe pritet të nisë së shpejti një turne me Mozzik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...