Vajzat shqiptare VIP që u hodhën në krahët e partnerëve më të rinj në moshë, pas ndarjes! - Bota Sot
Vajzat shqiptare VIP që u hodhën në krahët e partnerëve më të rinj në moshë, pas ndarjes!

Mediale Vip

Vajzat shqiptare VIP që u hodhën në krahët e partnerëve më të rinj në moshë, pas ndarjes!

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:32
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Asnjëherë nuk e dimë se si dhe sa do të zgjasë një histori dashurie, ndonëse për secilin prej nesh dëshira për një dashuri përrallash ku ‘ata jetojnë të lumtur përgjithmonë’, është e madhe. Me gjithë ngjyrat që ka një martesë apo marrëdhënie dashurie, dikur vjen një moment kur ajo që është ndërtuar ndoshta për vite me radhë, apo edhe dekada thjesht nuk funkionon më, e në një rast të tillë vetmja dhe më e mira zgjidhje është ndarja…

Disa prej vajzave të njohura të ekranit e showbiz-it shqiptar janë përballur me divorcin, kanë lënë pas krahëve një martesë, a marrëdhënie dhe kanë vazhduar jetën….me një dashuri të re, partner të ri, dhe për koncidencë zhgënjimi duket se i hodhi Arbana Osmanin, Jonida Maliqin, Bora Zemanin, Teuta Krasniqin, apo edhe Dua Lipën në krahët e meshkujve shumë më të rinj në moshë se ato…

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Image

Në fillim të këtij viti mediat online përhapën me shpejtësi lajmin se moderatorja ikonike e Top Channel i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj prej 16 vitesh Ardit Kero, me të cilin ka një djalë. Vetëm pak javë më vonë,  një tjetër lajm  do të dilte ‘në dritë’ nga jeta private e Arbanës, e cila duket se prej disa kohësh po shijon një romancë me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Një rastësi e bukur për çiftin se ata festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë më 7 maj, ndonëse Arbana 37 vjeçare është katër vite më e madhe se Eduarti i cili është 33 vjeç.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Image

Një tjetër divorc që ‘tronditi’ jo pak portalet qe ai i këngëtares Jonida Maliqi dhe biznesmenit Gent Prizreni, me të cilin këngëtarja kishte një lidhje 17 vjeçare. Pothuajse tre vite nga divorci i bujshëm, duket se Jondida është e qetë në krahët e një tjetër mashkulli, aktorit të humorit Romeo Veshaj. Prej javësh po qarkullojnë zëra se dyshja janë në një lidhje, dhe në forma indirekte edhe ata vetë e kanë pranuar. Jonida ka një diferencë jo fort të vogël me partnerin e saj të ri, pasi Veshaj është vetëm 23 vjeç, ndërsa Maliqi 36 vjeç, por ky fakt nuk i ka penguar aspak çiftin të shijojnë romancën e tyre. Dhe mirë bëjnë!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Image

Edhe ‘fati’ binjakut tjetër duket se ishte të dashurohej me një vajzë më të madhe në moshë se ai. Bora Zemani është bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën Donaldit dhe çifti ka një diferencë 5 vjeçare në moshë, duke qenë se moderatorja është 28 vjeç, ndërsa aktori 23 vjeç.

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina

Image

Pesë vite më parë aktorja Teuta Krasniqi i dha fund martesës me këngëtarin Blero Muharremi, ndërsa vetëm pak javë më vonë u bë publik lajmi se Teuta kishte nisur një romancë me atë që sot është bashkëshorti i saj Adonis Morina. Trajneri i fitnesit është pak vite më i vogël se bashkëshortja e tij, ndërsa marrëdhënia  e tyre duket se shkon shkëlqyeshëm.

Dua Lipa dhe Awar Hadid

Image

‘Me shpejtësinë e erës’ e krijoi lidhjen e re Dua Lipa. Vetëm ditë pas ndarjes nga partneri me të cilin kishte disa vite lidhje, artistja nga Kosova u hodh në krahët e një tjeër partneri. Bëhet fjalë për vëllain e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid, Anwar me të cilin Dua ka 4 vite diferencë në moshë duke qenë se ai është 20 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...