Gjykata vendos, Julio Iglesias babai i një 43-vjeçari - Bota Sot
Gjykata vendos, Julio Iglesias babai i një 43-vjeçari

Mediale Vip

Gjykata vendos, Julio Iglesias babai i një 43-vjeçari

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:42
Julio Iglesias dhe Javier Sanchez-Santos

Një gjyqtar spanjoll ka vendosur që këngëtari Julio Iglesias është babai biologjik i një 43 vjeçari spanjoll, në një vendim të marrë të mërkurën.

Gjyqtari Jose Miguel Bort Ruiz theksoi se ka një "ngjashmëri fizike shumë të dukshme" midis këngëtarit dhe Javier Sanchez-Santos, i cili ka folur publikisht për betejën e tij për t'u njohur si djali biologjik i Iglesias.

Gjyqtari tha se kishte të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar atësinë si edhe përmendi refuzimin e vazhdueshëm të Iglesias për "të mundësuar mbledhjen e provave biologjike" si një nga faktorët vendimtarë.

Avokati i këngëtarit tha se ai do apelojë vendimin dhe së këtë herë Iglesias nuk do refuzojë të bëjë një test ADN-je.

Gjykatësi u shpreh se në periudhën e konceptimit të Sanchez-Santos, këngëtari kishte marrëdhënie me nënën e tij.

Nëna e Sanchez, Maria Edite, paraqiti një padi atërore në vitin 1992, por u hodh poshtë për arsye proceduriale.

Ajo pretendon të ketë pasur marrëdhënie të shkurtër me babain e Enrique Iglesias në vitin 1975, kur ai ishte i martuar me Isabel Preysler.

Sanchez pretendon se testet tregojnë një probabilitet 99% se këngëtari është babai i tij.

Testet u bazua në mostrat e AND-së të gjetura në cigaret e përdorura nga 74-vjeçari.

Ata u mblodhën nga një detektiv privat në Miami, sipas avokatit të Sanchez.

Përfaqësuesit ligjorë të Iglesias thuhet se kanë hedhur poshtë kërkesat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në mënyrë private.

Iglesias është baba i 8 fëmijëve dhe ka qenë në qendër të titujve mbi historitë e dashurisë, si edhe ka shitur mbi 300 milionë albume gjatë një karriere që zgjati për dekada.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...