Mësohet gjinia e fëmijës së Ermalit dhe Arianës - Bota Sot
Mësohet gjinia e fëmijës së Ermalit dhe Arianës

Mediale Vip

Mësohet gjinia e fëmijës së Ermalit dhe Arianës

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 00:10
Ermal dhe Ariana Fejzullahu

Çifti i njohur në pritje të fëmijës së katërt

Ermal Fejzullahu dhe gruaja e tij Ariana janë mjaft të përfolur në mediat rozë.

Çifti tani janë në pritje të fëmijës së katërt, ku në këtë periudhë Ariana nuk heziton që të publikoi fotografi të ndryshme, duke e shfaqur barkun e rrumbullksuar.

Përkundër fotografive të shumta të publikuar shtatëzënë, Ariana ende nuk ka treguar gjininë e foshnjës.

Mirëpo, një koment i bërë nga motra e Ermalit, në njëren prej fotografive të publikuar ditë më parë nga Ariana, lë të kuptohet se çifti së shpejti do të bëhen edhe me një vajzë.

‘‘Dy të bukurat e mia”, është komenti i Bulzës që e ka lënë në fotografinë e Arianës.

Image

Kujtojmë se, Ariana e Ermali janë prindër të një djalit dhe dy vjazave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...