Dua Lipa në një moment intim me të dashurin në veturë, konfirmon lidhjen

Mediale Vip

Dua Lipa në një moment intim me të dashurin në veturë, konfirmon lidhjen

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 06:38
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Kohët e fundit, Dua Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes të portaleve të huaja për shkak të jetës së saj private.

Që pas ndarjes nga Isaac Carew, nisën thashethemet se Dua ishte në një lidhje me vëllain e vogël të dy supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadid.

Këngëtarja dhe Anwar janë parë disa herë në prani të njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në vende publike, mirëpo asnjëri nga të dy nuk kishte pranuar gjë publikisht, deri në momentin kur Dua publikoi një video në ‘Insyastory-n’ e saj.

Image

Ajo dhe partneri i saj i ri ishin në makinë, të qeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje. Gjërat duket se kanë ecur shpejt në lidhjen e tyre, pasi këngëtarja shqiptare është miqësuar me motrat e Anwar që tani, duke shkëmbyer komente me njëra-tjetrën në rrjete sociale. Si Dua ashtu dhe Hadid janë shumë të suksesshëm dhe ndër personazhet më me influencë në ‘Hollywood’, kështu që ky bashkim me siguri do të bëjë bujë në revista, apo portale shumë të njohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat