DJ zyrtar në dasmën e Meghan dhe Harry ishte aktori i njohur dhe më në fund zbuloi disa detaje për këngët - Bota Sot
DJ zyrtar në dasmën e Meghan dhe Harry ishte aktori i njohur dhe më në fund zbuloi disa detaje për këngët

Mediale Vip

DJ zyrtar në dasmën e Meghan dhe Harry ishte aktori i njohur dhe më në fund zbuloi disa detaje për këngët

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 06:46
Meghan Markle dhe Princ Harry

DJ i familjes mbretërore në dasmën më të famshme të 2018-ës ishte Idris Elba dhe teksa ishte i ftuar së fundmi në një program të njohur amerikan, ai nuk i shpëtoi pyetjeve rreth kësaj eksperience.

Aktori zbuloi njërën nga këngët që u luajt duke u shprehur: “Listën e këngëve ma ka dërguar vetë Meghan dhe mes tyre ishte ‘I Wanna Dance With Somebody’ e Whitney Houston. Të gjitha këngët ishin specifike dhe nuk kam ndërhyrë aspak unë”.

Më tej Idris u shpreh se nuk do të zbulojë asgjë më shumë për raportin me familjen mbretërore dhe të fshehtat e asaj dasme.

Image

Por ngacmimet vazhduan kur moderatori e pyeti nëse kishte këngë rep në dasmën mbretërore. Duke qeshur, Idris u shpreh: “Pyesni Meghan dhe Harry-n”.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, Idris Elba u shpall mashkulli më i bukur i vitit 2018. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...