Fëmijëri e paharrueshme, Fjoralba Ponari flet për kujtimet e saj më të bukura - Bota Sot
Fëmijëri e paharrueshme, Fjoralba Ponari flet për kujtimet e saj më të bukura

Mediale Vip

Fëmijëri e paharrueshme, Fjoralba Ponari flet për kujtimet e saj më të bukura

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 07:16
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të reja të showbiz-it shqiptar. Prej kohësh ajo është pjesë e stafit të ‘E Diell’ në ‘Top Channel’, së bashku me Edi Manushi dhe Ervin Kurti, etj. Kjo ka bërë që Fjoralba të jetë e ndjekur edhe në rrjete sociale, ku herë pas here i kthen përgjigje pyetjeve të fansave të saj. Ditën e sotme, dikush e ka pyetur në lidhje me fëmijërinë e saj dhe kujtimet më të bukura që ka dhe moderatorja nuk ka nguruar aspak t’i ndajë këto momente me ndjekësit e saj. “Kam aq shumë kujtime të bukura sa do ishte e pamundur të veçoja një! Ndërtonim shtëpi me mjete rrethanore, bënim eskursione, kishim shpirtin e konkurencës me fëmijët e lagjes tjetër në lojëra…dhe di të them që derën e shtëpisë e shihja vetëm kur më merrte mami me të ulëritura në oborr”, ka shkruar Fjoralba. Përveç pyetjeve të shumta, ajo ka marrë edhe shumë komplimenta nga dashamirësit e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...