Naser Osmani tregon pse publikon gjithmonë foto gjysmë nudo në rrjetet sociale

Mediale Vip

Naser Osmani tregon pse publikon gjithmonë foto gjysmë nudo në rrjetet sociale

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 08:40
Naser Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani ka folur mbrëmë në emisionin ‘Sonte’ për fotografitë që u bënë lajm nëpër mediat kosovare, krejt kjo për format e tij. Deputeti ka komentuar edhe rrahjen që po ndodhin në këtë parti, derisa i ka cilësuar të njejtat si simpatike, raporton Gazeta Express.

Osmani fillimisht ka folur për atë se si e kalon zakonisht verën, e pushimet.

“Unë jam natyrë e thjeshtë, ndodhë me fjet në plazh, kështu e kaloj verën, nuk jam i  hoteleve me pesë yje, shkoj në vende ku ka intimitet më shumë, kaniher në çadër, varët qysh më kap situata. Puna e Kuvendit verës nuk është bash e thjeshtë sepse njerëzit lëvizin”, deklaroi Osmani, teksa shtoi se vetëm në Kosovë sipas tij bëhen lajm format fizike të një personi publik.

“Unë mendoj se edhe si person publik njeriu ka një jet të veten që e menaxhon vetë. Të ju them të drejtën, të shtunave një ditë para zgjedhjeve në Shqipëri isha në Vlorë, ishim në një vend me Edi Ramën, një kryeministër me shumë truproje u ul kërkush nuk e bojke llaf atë muhabet, apo Ilir Meta që të nesërmen e postoi një fotografi zhveshur, unë pavarësisht që jam njani prej 120 deputetëve kam qef me provoku situatën qes fotografi edhe është normalisht, ne e kemi jetën tonë nuk jemi vetëm zyrtarë edhe figurë publike. Kosova ka shumë thashetheme shumë përfolje, nuk është kulturë që duhet të komunikohet në publik, duhet të ketë një nivel të komunikimit”, shtoi ai, derisa ka treguar që ka dy rrjete sociale, mirëpo, vetëm në Instagram publikon fotografi të tilla.

“Kam dy rrjete në Facebook nuk përdori asnjëherë, në Instagram e konsideorj një program që publikohen fotografitë me pak fjalë. Unë mendoj që një njeri duhet të paktën të ja kushtoj vetes 1 orë në ditë, sidomos në moshën time duhet të ketë një aktivitet se kjo puna zyrtare në automjet në zyre karrigë, unë jam natyrë më aktive dhe e shfrytëzoj me sport jam marrë tën jetën, edhe gruaja ime është tip sportiv”, shtoi ai.

Deputeti Osmani ka folur edhe për rrahjet që janë bërë në LDK kohëve të fundit në procesin e brendshëm zgjedhor.

“Ki të drejtë nifar forme njeri duhet të vetëmbrohet, coftë prej ndonjë grushti a karrike, unë prap mendoj që LDK është parti intelektuale, fatmirësisht që shumica e përbën LDK, është e kuptueshme që po ndodhin, i thashë Isa Mustafës le të rrehen e në fund të pajtohen, kjo rrahja kaniher më doket shumë simpatike, kjo që ke në Vushtrri ke simpatike puna e femrave”, ka thënë deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat