I riu me lamborgini ia kthen kryetarit të Tiranës: Nuk shes mend por kam dashni për Tiranën

Mediale Vip

I riu me lamborgini ia kthen kryetarit të Tiranës: Nuk shes mend por kam dashni për Tiranën

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:52
Genc Lekaj

Ai është një personazh i njohur por edhe i apasionuar pas makinave të bukura por kur viziton Kosovën gjithmonë gjen kohë të shkojë dhe në Tiranë.

Disa ditë më herët ka vizituar Tiranën me makinën e disa e kanë fotografuar atë dhe nga qejfi e një foto e makinës së tij ka shkruar deri te rrjeti social i kryetarit të Tiranës Erion Veliaj duke i treguar të riut me origjinë nga Deçani Genc Lekaj se ku duhet të parkohet makina e tij luksoze lamborgini e më pas disa media janë marrë me të duke e quajtur të riun mendjemadh që shet mend në Tiranë.

Personazhi ka reaguar kështu në një statur në facebookun e tij. "Dua tju them vetëm dy rreshta për të sqaruar atë që qenka shkruar se unë paskëm shitur mend me makinë në mes të Tiranës. Unë Genc Lekaj zoti Kryetar i Tiranës së gjithë shqiptarëve vij atje sepse brez pas brezi të parët e mi më kanë folur dhe rritur me dashurinë për Shqipërinë e pushimin tim e ndaj në mes të Kosovës dhe Tiranës e kurrë për të shitur mend siç qenka shkruar pas komentit që ju keni bërë...P.s. E kam me djersë makinën se ka prishur Tiranën besa e ka zbukuru..".

Një koment epik ka qenë në faqen e Erionit edhe nga Florec Hoxha ish drejtori i policisë së Tiranës ku mes tjerash ka treguar se Genci vjen nga një familje atdhedashurie e patriotë e nuk vjen në Shqipëri për të shitur mend. Le të themi se mirë që Genci nuk i ka marrë të gjitha makinat luksoze ne vete që të ishte personi më i folur për shumë kohë në Tiranë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat