Ed Sheeran: Më duket vetja si kafshët, fama më shkakton ankth

Mediale Vip

Ed Sheeran: Më duket vetja si kafshët, fama më shkakton ankth

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:55

Fama duket si një mrekulli për të gjithë ata që kanë fatin ta provojnë ndjesinë që të dhuron, por gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.

Në një rrëfim të sinqertë të dhënë së fundmi për ‘The Sun’, këngëtari Ed Sheeran ka zbuluar disa detaje që e kanë habitur publikun.

Siç duket tek 28-vjeçari, fama nuk ka pasur efekt edhe aq pozitiv, pasi ka dëmtuar jetën e tij personale.

“Unë e kam ngushtuar rrethin tim miqësor në 4 persona, pasi e kam shumë të vështirë t’u besoj njerëzve në këtë situatë ku jetoj. Më duket vetja si kafshët. Nëse ha në restorant duhet patjetër të marr një dhomë private, përndryshe njerëzit do më filmojnë teksa ha dhe është shumë gjë e shëmtuar. Fama më shkakton ankth”, ka rrëfyer këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat