Ed Sheeran konfirmon martesën me dashurinë e fëmijërisë

Mediale Vip

Ed Sheeran konfirmon martesën me dashurinë e fëmijërisë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 09:47
Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn

Ed Sheeran ka konfirmuar se është martuar. Këngëtari tha në një intervistë për iHeartRadio's se u martua me shoqen e fëmijërisë Cherry Seaborn.

Sheeran rrëfeu se vendosën të lidhnin nyjë ndërsa diskutonin për tekstin e këngës së tij të re me Eminem dhe 50 Cent, "Remember My Name," ku e quan Seaborn “gruaja ime”.

Në këngë ai thotë: “Gruaja ime vendos të kuqe por duket më mirë pa buzëkuq.”

Këngëtari u shpreh se e shkroi tekstin para se të zyrtarizonte martesën me Seaborn.

28-vjeçari njoftoi se ai dhe e dashura e tij ishin fejuar në janar 2018.

Ata janë njohur me njëri-tjetrin që kur ishin fëmijë. Por filluan të dilnin vetëm në vitin 2015, kur Sheeran e ftoi në Fourth of July të Taylor Swift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat