Robert Berisha tregon në “E Diell” defektin më të madh të Nora Istrefit

Mediale Vip

Robert Berisha tregon në “E Diell” defektin më të madh të Nora Istrefit

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:28
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Ata janë një nga çiftet më të lakmuara të shou-bizit shqiptar.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha në pamje të parë duken sikur s’kanë asnjë defekt, por i ftuar në “E Diell”, Roberti përmendi disa “ankesa” për Norën.

Ai pohoi se mbante mend shumë momente të bukura si në fejesë ashtu dhe në martesë, por ajo që nuk i ka pëlqyer prej Norës është vonesa e saj.

“3 orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës” u shpreh Roberti “dhe ka zgjatur dasma deri në orën  5 të mëngjesit vetëm prej saj” tha me humor ai. 

Roberti kujtoi gjithashtu fillimet e njohjes me Norën që zgjatën pak a shumë 6 muaj pasi Nora duke qenë tip i qetë nuk i jepte shumë siguri Robertit.

Sa për trupin më të bukur meqë të dy merren me palestër, Berisha tha se pa diskutim Nora mban vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat