‘Bashkimi bën fuqinë’, lidhuni me një VIP dhe suksesin e keni të sigurtë në rrjetet sociale - Bota Sot
‘Bashkimi bën fuqinë’, lidhuni me një VIP dhe suksesin e keni të sigurtë në rrjetet sociale

Mediale Vip

‘Bashkimi bën fuqinë’, lidhuni me një VIP dhe suksesin e keni të sigurtë në rrjetet sociale

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 06:48
Ilustrim

Dashuria vjen papritur ose me plan. Cilado qoftë mënyra, dashuria është gjithmonë e mirëpritur në zemrat e njerëzve- ajo sjell gëzim dhe pasion. Njësoj me siguri ndodh edhe me personazhet e famshëm që bien në dashuri me njëri-tjetrin. Ndonjëherë na duken sikur disa çifte kanë lindur për të qenë bashkë. Ndërsa për disa të tjerë mund të themi që jeta i bëri bashkë, por nuk ishin të destinuar të qëndronin përgjithmonë në krahët e njëri-tjetrit. Gjithsesi, ne sot do të shkruajmë për ato çifte që kur janë bërë bashkë, janë bërë edhe më të fuqishëm. Bashkimi bën fuqinë dhe këta personazhe VIP e kanë suksesin e garantuar në rrjetet sociale me çdo postim që ata bëjnë.

Chiara Ferragni dhe Fedez

Ajo është një ndër influencueset më të mëdha të modës ndërsa ai është një reper. Të ndarë, kanë pasur sukses të dy, po jo aq sa kanë sot që janë të martuar. Suksesi nuk ju ka ardhur nga martesa, por ndjekësit i janë shtuar akoma edhe më shumë nga ky fakt. Pse? Në përgjithësi njerëzit duan të shohin më shumë nga jeta e përditshme e personazheve të famshëm dhe çifti i "hapin" çdo ditë dyert e shtëpisë së tyre, aty ku ndodhet edhe Leo i vogël që është bërë gjithashtu një personazh në rrjetet sociale.

Marina Vjollca dhe Getoari

Një prezantuese dhe një reper. Vajza e bukur dhe “bad boy”, kombinimi i kohëve moderne. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padyshim ndër çiftet më të ndjekura shqiptare. Të dy i kanë shtuar njëri-tjetrit ndjekës në rrjetet sociale. Në profilin e Marinës me siguri janë shumë adhurues të muzikës së Getoarit, ndërkohë në profilin e reperit janë “të fshehur” shumë adhurues të Marinës. Fotot që ata publikojnë së bashku marrin rekorde pëlqimesh.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Çdo ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre ata kanë vendosur ta publikojnë vetë të parët. Ekskluzivitetin e jetës së tyre e kanë në dorë vetëm ata. Me siguri do të mendoni kush mund ta kishte tjetër? Në fakt ka të famshëm që fotografohen së bashku, ose nga ceremonia e dasmës nuk publikojnë asnjë foto. Besi dhe Xhensila janë nga ato çifte që ngjarjet më të rëndësishmë i kanë zbuluar vetë. Fotot nga dasma, foto nga muaji i mjaltit, dhënia e lajmit të madh të shtatzënisë së Xhensilës si edhe fotot e Ajkës së vogël 1 vjeçe, ata i kanë publikuar vetë. Ngjarje të tilla në jetën personale dhe profesionale, i kanë rritur shumë në rrjetet sociale Besin dhe Xhensilën.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Edhe Miriami me Albanin janë nga ato çifte që nëse futesh në profilin e tyre në Instagram, “dehesh” nga dedikimet aq të bukura të dashurisë. Ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë dhe lajme të tilla në rrjetet sociale i shtojnë akoma edhe më shumë ndjekësit. Gjithmonë ka interes për ata të dy dhe sapo shkruhet ndonjë lajm për Miriamin, nënkuptohet edhe Albani. E tillë është dashuria.

Loredana dhe Mozzik

Janë njohur në rrjetet sociale dhe ajo ia doli të bëhej më e famshme se ai. Po shkruajmë për Loredanën dhe Mozzik. Çifti u njoh në Instagram dhe Loredana ishte fanse e Mozzik. Kur ata u bënë bashkë, fama u rrit, por edhe klikimet. Koncertet gjithashtu u shtuan. Njerëzit dëshironin t’i shihnin bashkë Mozzikun dhe Loredanën.

Jennifer Lopez dhe Arod

Jennifer Lopez i dha shumë famë Arod, po ata bashkë janë më të fuqishëm. Së shpejti ata do të martohen, pasi Arod i propozoi divës së muzikës pop. Që prej zyrtarizimit të lidhjes së tyre, çiftit i janë shtuar më shumë ndjekësit në rrjetet sociale sepse fansat janë të interesuar se si do të shkojë historia e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...