J.Lo i ikin dritat - Bota Sot
J.Lo i ikin dritat

Mediale Vip

J.Lo i ikin dritat

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:35
Jennifer Lopez

Ky moment i dha fund koncertit të J.Lo. Për shkak të një defekti energjia u ndërpre dhe bukuroshja u detyrua të dilte në skenë vetëm për të dhënë lajmin e keq. Plot 25 mijë fansa mbetën të trishtuar.

Fansat e këngëtares Jennifer Lopez kanë pasur fatin të dëgjojnë vetëm 4 këngë te saj në koncertin ne Madison Square Garden, pasi pak minuta më pas kanë ikur dritat. Çka ka bërë që shfaqja të mos vazhdojnë, duke detyruar Lopez të dalë në skenë dhe të japë lajmin që padyshim ka lënë shumë fansa të trishtuar.

Sigurisht që ata që erdhën në koncert do të kenë mundësi ta ridëgjojnë këngëtaren pasi përmes një video në Instagram, Jennifer ka thënë se do të caktohet një ditë tjetër për të përfunduar atë që nisën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...