Tiziano Ferro martohet me të dashurin - Bota Sot
Tiziano Ferro martohet me të dashurin

Mediale Vip

Tiziano Ferro martohet me të dashurin

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:18
Tiziano Ferro dhe të dashurin e tij amerikan, Victor Allen

Martesë në fshehtësi për këngëtarin italian Tiziano Ferro dhe të dashurin e tij amerikan, Victor Allen.

Lajmi u konfirmua nga vetë Tiziano, i cili publikoi në Instagram një fotografi të publikuar nga ‘Vanity Fair Italia’.

Ceremonia u mbajt në Sabaudia, provincë e Latina, ku këngëtari erdhi në jetë në vitin 1980 dhe kishte shumë pak të ftuar.

Image

Partneri i Tizianos është një biznesmen amerikan në Los Angeles, qytet ku këngëtari jeton prej disa vitesh.

Mësohet se çifti janë martuar pak ditë më parë, në një ceremoni sekrete.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...