Ky koment i Faydee zbulon mardhënien që ka me Luanën

Mediale Vip

Ky koment i Faydee zbulon mardhënien që ka me Luanën

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:10
Luana Vjollca dhe Faydee

Luana Vjollca dhe Faydee sollën dje bashkëpunimin e tyre të parë që korri shumë sukses në pak orë duke kaluar milionëshin me klikime në YouTube.

Dyshja janë komentuar shumë ditët e fundit pas postimeve të njëpasnjëshme nga xhirimet.

Luana dhe Faydee kishin një kimi mjaft të dukshme në raport me njëri-tjetrin, që linte vend për dyshime veçanërisht pasi këngëtari me origjinë australiane tha se vajzat shqiptare e duan shumë!

Por për të gjithë ju që po mendoni diçka më tepër se shoqërore në raport mes tyre, po ju themi se s’ka shpresa.

Faydee sapo e quajti “motër” Luanën në Instagram dhe kjo i ka lënë pa fjalë fansat e saj.

“Wow wow wow wow wow wow wow…. wow. Thanks sis”, i shkruan këngëtari.

Image

“Të don veç si motër ky”, ia kthejnë fansat moderatores me shaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat