Fifi sjell projektin “Indiane”

Mediale Vip

Fifi sjell projektin “Indiane”

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 21:29
Fifi

Edhe një këngë e re i është bashkuar skenës sonë muzikore, ku së fundi janë publikuar disa sosh.

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur më mirë si Fifi, ka publikuar video projektin më të ri para fansave dhe publikut të gjerë.

“Indiane”, titullohet kënga e këngëtares shqiptare që e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Ajo vetë është përkujdesur për tekstin e këngës gjersa muzikën e ka bërë Kledi Bahiti.

Ndryshe, Fifi është duke punuar edhe në projekte të tjera si dhe do të mbajë disa koncerte gjatë verës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat