Pas skandalit të tradhtisë, Princ William dhe Kate Middleton më të dashuruar se kurrë

Mediale Vip

Pas skandalit të tradhtisë, Princ William dhe Kate Middleton më të dashuruar se kurrë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:12
Princ William dhe Kate Middleton

Pak kohë më parë, Princ William u bë pjesë e një skandali, ku u tha se ai kishte pasur një lidhje me Rose Hanbury, një mikeshë e afërt e bashkëshortes së William, Kate Middleton. Pasi këto thashetheme u bënë publike, asnjë nga familja mbretërore nuk reagoi, por pas paraqitjes së fundit të çiftit duket se këto akuza ndaj William kanë qenë fallco. Në ‘Wimbledon’, çifti mbretëror kishte vendosur të bënte paraqitjen e tyre me veshje të kombinuara, ku tek të dy dominonte një ngjyrë blu e butë. Sipas specialistëve, ky veprim tregon marrëdhënien e ngushtë të çiftit dhe faktin se këtë duan ta tregojnë edhe në publik, ndërsa specialistët e gjuhës së trupit janë shprehur se kontakti sy më sy i shpeshtë, buzëqeshja e sinqertë dhe distanca e trupit tregon se ata janë miq të mirë, por dhe një çift i martuar që kuptohen mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat