Soulja Boy lirohet nga burgu

Mediale Vip

Soulja Boy lirohet nga burgu

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:39
Soulja Boy

Soulja Boy është një njeri i lirë.

Reperi u lirua nga burgu, pasi shërbeu vetëm 94 ditë burgim nga 240, raporton Page Six.

Soulja Boy – emri i të cilit është DeAndre Cortez Way – u lirua nga burgu i Van Nuys të dielën në orën 1:57 të mëngjesit. Arsyeja për lirimin e tij citohet si “përfundim”, që do të thotë se koha e tij ka përfunduar.

Page Six iu drejtua zyrës së sherifit për të komentuar përse koha e Soulja Boy në burg ishte shkurtuar. Sipas TMZ, ai u lirua për shkak të sjelljes së mirë, kohës së shërbyer dhe mbipopullimit.

Më 11 prill, Soulja Boy, 28 vjeçar, u arrestua pasi policia gjeti municion në shtëpinë e tij në San Fernando.

Ai u arrestua edhe disa herë tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat