Modelja shqiptare dikur kishte ‘bërë’ buzët, tani dëshiron ti heq - Bota Sot
Modelja shqiptare dikur kishte ‘bërë’ buzët, tani dëshiron ti heq

Mediale Vip

Modelja shqiptare dikur kishte ‘bërë’ buzët, tani dëshiron ti heq

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 13:23
Vildane Zeneli

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në New York ka arritur sukses në fushën e modelimit.

Vildane Zeneli është përfolur shumë edhe për jetën e saj private e cila ka qenë fokus e mediave rozë, krahas profesionit dhe sukseseve që ajo ka arritur.

Paraqitjet e saj publike nëpër media dhe rrjete sociale vazhdimisht i ‘surprizojnë’ publikun dhe kjo ka bërë që Vildanja të ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram.

Së fundmi modelja ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku ajo është pyetur rreth operacioneve plastike.

Në pyetjen ‘Pse i ke bërë buzët’? Vildanja është përgjigjur: “Pej qefit, shumë palidhje i kom ra pishman tash po mundona mi zvoglu pasi ekziston mundsia”

Ajo gjithashtu ka apeluar tek vajzat e reja që nëse dëshirojnë të bëjnë ndonjë ndërhyrje kirurgjike estetike të mendojnë mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat