Qava 20 minuta: Ticiano Ferro rrëfen propozimin romantik që mori nga partneri!

Mediale Vip

Qava 20 minuta: Ticiano Ferro rrëfen propozimin romantik që mori nga partneri!

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:02
Ticiano Ferro dhe Victor Allen

I ka dhënë fund beqarisë këngëtari italian Ticiano Ferro. Artisti lidhi kurorë me partnerin e tij 54 vjeçar Victor Allen me të cilin po jeton një histori dashurie tre vjeçare.

Çifti realizuan më 13 korrik një ceremoni private në Sabaudia në shtëpinë e Ferros, ndërsa më 25 qershor dyshja ka mbajtur një tjetër ceremoni tejet sekrete në Los Angelos vendlindjen e Allen.

Në koperinën e Vanity Fair do të jetë këngëtari italian i cili eksluzivisht ka rrëfyer propozimin që mori nga partneri i tij, pas të cilit Ticiano ka qarë për rreth 20 minuta.

Image

“Në Ditëlindjen time, më pyet nëse do t’i përgatis atë që ai quan ‘novio coffee,’ një pije që e kam shpikur unë – një kafe me lajthi, e ëmbëlsuar me panë dhe kanellë. Diçka që mezi përtypet e që i pëlqen vetëm atij. Me vete mendoja: s’më besohet, për ditëlindjen time, duhet t’ia bëj unë kafenë? Sidoqoftë, ia përgatis. Ai më thotë: “Kam blerë dy filxhanë. Kam gdhendur secilin”… Unë, gjithnjë e më i bezdisur marr në dorë një që shkruan “amore” në italisht. Ai: “Shiko dhe tjetrin.” E marr në dorë dhe filloj të lexoj. Në italisht, shkruhej: vuoi sposar… (do të martohesh me mua). Kthehem e shoh dhe Victor është ulur në gjunjë dhe mban në dorë një kuti nga Tiffany. Humba kontrollin e vetes. Mbaj mend vetëm që më shkundeshin shpatullat: kam qarë për njëzetë minuta pa thënë asnjë fjalë”; ka rrëfyer ylli italian për Vanity Fair.

Por si lindi dashuria mes italianit të suksesshëm dhe amerikanit? 

Image

Gjithçka nisi tre vite më parë, në korridor të studiove të Warner Bros., ku Tiziano po filmonte një video e ku Victor punonte. Edhe atë ditë një kafe i bëri bashkë. Italiani po kërkonte një Starbucks, ndërsa amerikani, që s’ia kishte idenë se po fliste me një këngëtar kaq të suksesshëm, e ftoi në moment për një makiato. Dhe aty nisi gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat