Këngëtari i njohur ofendon publikisht Justin Bieber, Hailey i kundërvihet menjëherë

Mediale Vip

Këngëtari i njohur ofendon publikisht Justin Bieber, Hailey i kundërvihet menjëherë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:40
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Javën e kaluar Maynard James Keenan nuk mund të qëndronte pa reaguar pas deklaratës së Justin Bieber ku u shpreh se ai është një fans i muzikës dhe bandës së tij ‘rock’. Maynard publikoi në ‘Twitter’ një koment ku linte të kuptohej se ishte zhgënjyer nga ajo çfarë Bieber tregoi. Ky postim erdhi menjëherë pasi 25-vjeçari publikoi në ‘Instagram’ tekstin e një prej këngëve të Keenan të titulluar ‘The Pot’.

Pas kësaj situate Hailey Baldwin ka reaguar duke iu drejtuar Maynard në ‘Twitter’. “Ai është rritur duke dëgjuar muzikën tënde. Të bësh të tjerët të ndihen inferior edhe pse ata kanë admirim për ty, është diçka lënduese dhe shumë fëmijnore. Shpresoj të gjesh siguri tek vetvetja. Sa keq të jesh ne pozicionin që ti je”, ka shkruar partnerja e Bieber, duke iu kundërvënë hapur këngëtarit të njohur.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Hailey i del në mbrojtje Justin Bieber, për shkak të konflikteve të tij të shumta virtuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat