Arilena Ara largohet drejt Amerikës për të përgatitur surprizën e madhe - Bota Sot
Arilena Ara largohet drejt Amerikës për të përgatitur surprizën e madhe

Mediale Vip

Arilena Ara largohet drejt Amerikës për të përgatitur surprizën e madhe

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:48
Arilena Ara

Përmes rrjeteve sociale Arilena Ara ka zbuluar se prej pak javësh po qëndron në SHBA. Ditët përtej oqeanit duket se këngëtarja i ka shijuar vërtetë shumë, por më shumë se për pushime Arilena ka shkuar në Amerikë për një tjetër qëllim. “Prive.al” ka mësuar se Ara po punon për një këngë të re, të cilën e ka rezervuar për ta prezantuar në “Festivalin e Këngës” në “RTSH”. Arilena do të konkurrojë përkrah emrave të tjerë të njohur të muzikës dhe nëse arrin të shpallet fituese do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”. Më herët në vitin 2017-të u përfol se këngëtarja do të bëhej pjesë e “Festivalit të Këngës”, por në fund ajo vendosi të mos përfshihej. Siç duket tashmë Arilena është 100% e bindur për të konkurruar dhe po punon fort për të realizuar një projekt të mirë muzikor. Kujtojmë se para pak muajsh Arilena u shfaq në ekranin e “Top Channel” si një prej trajnerëve për fëmijët pjesëmarrës në “The Voice Kids”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...