Ndërron jetë bashkëshorti i Vaçe Zelës, kjo ishte historia e tyre e dashurisë

Mediale Vip

Ndërron jetë bashkëshorti i Vaçe Zelës, kjo ishte historia e tyre e dashurisë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:13
Vaçe Zelës dhe Pjetër Rodiqi

Ka ndërruar jetë bashkëshorti i Vaçe Zelës.

Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i artistes, Vaçe Zela, ka ndërruar jetë sot pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë që po përballej.

Vaçe Zeka ka ikur nga kjo botë më 6 shkurt 2014, ndërsa historia e tyre e dashurisë ishte e veçantë.

Dyshja kanë qenë bashkë për plot 52 vite. Ndohja e dy të rinjve ka ndodhur në vitin 1963, asokohe Pjetri kryente Shërbimin Ushtarak në Lushnje dhe ishte 27 vjeç ndërsa nuk e kishte idenë se kush ishte Vaçja që ishte te të 24-tat.

E njohja e tyre ka ndodhur pikërisht në një bilardo!

Image

“Nuk e dija as kush ishte Vaçja, as që ekzistonte.  E njoha në bilardo, madje duke bërë një lojë me të. Kujtoj që më mundi. Ishte vajzë e shkathët, simpatike, pastaj kur  e ndoqa në shfaqje te këndonte më magjepsi. Unë isha 27 vjeç, kurse Vaçja 24. Bëhet fjalë në vitin 1963. Nuk bëmë dasmë tradicionale, dashuria për ne të dy, ishte gjithçka. Jetuam bashkë 52 vjet. Pastaj aktiviteti i saj artistik startoi në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve.”, ka rrëfyer i ndjeri Rodiqi në një intervistë të dhënë 3 vite më parë për ‘Koha Jonë”.

Vaçe Zela dhe Pjetër Rodiqi qëndruan bashkë të martuar për 52 vite dhe janë prindër të një vajzë të quajtur Irma. Artistja e mirënjohur ndërroi jetë në Zvicër në Shkurt të 2014-ës për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuante vitet e fundit, ndërsa mëngjesin e 16 Korrikut u nda nga jeta edhe bashkëshorti i saj Pjetër.

Siç shkruan edhe e bija Irma në njoftimin për humbjen e të atit: “Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat