Vëllai i Kiara Titos feston ditëlindjen, moderatorja organizon surprizën e bukur

Mediale Vip

Vëllai i Kiara Titos feston ditëlindjen, moderatorja organizon surprizën e bukur

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:12
Kiara Tito

Që në daljet e para në ekran si modele dhe më pas si moderatore, Kiara Tito ka mundur të ‘vjedhë’ vëmendjen e të gjithë publikut. Ajo është kthyer dhe një nga personazhet më të ndjekur në rrjete sociale, por gjithmonë është treguar e kujdesshme përsa i përket jetës së saj private apo familjare, pasi mundohet të publikojë sa më pak detaje. Ditën e sotme, nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’, ajo ka zbuluar se vëllai i saj i vogël ka mbushur 8 vjeç. Fillimisht ajo ka publikuar një tufë me trëndafila të kuq, që me siguri ka qenë dhurata e saj për vëllain, ndërsa në foton tjetër, ai shfaqet në ambientet e shtëpisë duke mbajtur një tollumbac në formën e numrit 8. Shtëpia gjithashtu është zbukuruar me shirita që shkruajnë ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe disa tollumbaca të vegjël. “Vogëlushi im po rritet kaq shpejt. Gëzuar ditëlindjen vëllai im”, ka shkruar Kiara në foto. Mesa duket, vëllai i saj e ka festuar këtë ditë i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur, miq dhe familjarë dhe me siguri ka marrë shumë dhurata prej tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat