Rudina Xhunga flet publikisht për planet e zgjerimit të familjes: Bebi nuk do të vijë

Mediale Vip

Rudina Xhunga flet publikisht për planet e zgjerimit të familjes: Bebi nuk do të vijë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:21
Rudina Xhunga me vajzën

Rudina Xhunga ka qenë e ftuara speciale e emisionit të sotëm “My Living”, ku gjatë një interviste ka zbuluar planet për zgjerimin e familjes. Gazetarja ka treguar se ajo dhe partneri nuk kanë ndërmend të bëjnë një fëmijë tjetër. “Nuk do të ketë një fëmijë tjetër. E kemi mbyllur me Alanën”, është shprehur ajo. Pyetur më pas nga moderatorja nëse Alana kërkon për një motër apo vëlla, Rudina është shprehur kështu: “Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam shumë bark, si sot përshembull, më thotë: ‘Mendoj që je shëndoshur. Po pse?’ I them unë: ‘Mund të kem një beb’, ‘Jo nuk e besoj’, më thotë”. Mesa duket, tani që edhe Alana është mësuar me idenë e të qenurit fëmijë i vetëm, ardhja e bebit as nuk vihet më në dyshim. Kjo do të thotë se e gjithë vëmendja e Rudinës dhe e bashkëshortit të saj do të jetë tek vogëlushja Alana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat