Vajza e Aurela Gaçes fansja e saj më e madhe, Grace këndon dhe performon njësoj si mami - Bota Sot
Vajza e Aurela Gaçes fansja e saj më e madhe, Grace këndon dhe performon njësoj si mami

Mediale Vip

Vajza e Aurela Gaçes fansja e saj më e madhe, Grace këndon dhe performon njësoj si mami

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:52
Aurela Gaçe dhe Grace

Aurela Gaçe dhe vajzat e saj kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këngëtarja nuk heziton asnjëherë ta tregojë këtë gjë.

Edhe pse e fokusuar në karrierën e saj, Aurela duket se asnjëherë nuk i lë pas dore fëmijët, madje gjatë evenimenteve të rëndësishme, shoqërohet pikërisht nga vajzat.

Në koncertin e mbrëmjes së djeshme të ‘DigitAlb’, i cili u organizua në sheshin Skënderbej, vajza e saj e madhe, Grace, ka qenë duke e ndjekur në prapaskenë të gjithë performancën e saj.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo është parë duke kënduar dhe duke kërcyer në të njëjën kohë me mamanë e saj.

Ky moment është vënë re në një nga videot e shumta që janë publikuar në ‘Instagram’ gjatë natës së kaluar dhe sigurisht një gjest i tillë që tregon fare mirë lidhjen nënë-bijë, nuk mund të lihej pa u përmendur. Aurela është një nga këngëtaret më të mira në Shqipëri, e cila numëron një numër të madh fansash, por pavarësisht kësaj duket se fansja më e madhe, është vajza e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...