Dua Lipa krenare për origjinën, tregon para miliona ndjekësve hartën e Ilirisë

Mediale Vip

Dua Lipa krenare për origjinën, tregon para miliona ndjekësve hartën e Ilirisë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:14
Dua Lipa

Dua Lipa ka lindur dhe është rritur në Londër, megjithatë ajo ka treguar gjithmonë se është krenare për origjinën e saj. Këngëtarja ka krijuar një karrierë mjaft të suksesshme dhe është bërë e njohur në mbarë botën, por asnjëherë nuk harron të kujtojë rrënjët e saj. Së fundmi Dua ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ përpara 32 milionë ndjekësve një video të hartës së vjetër të Ilirisë. Në videon e postuar ajo ka zbuluar se ku nis dhe ku mbaron harta, për të treguar se shqiptarët janë autoktonë në vendin e tyre dhe se në lashtësi kanë pasur një shtrirje të gjerë gjeografike.

Dua nuk ka shkruar asnjë fjalë përkrah postimit, sepse videoja në fjalë tregon shumë. Këngëtarja shqiptare e viziton shpesh vendin e saj të origjinës dhe pritet që në muajin gusht të rikthehet sërish. Ajo së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën, organizon “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe këtë vit do të sjellë emra të mëdhenj të muzikës si Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi etj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat