Sophie Turner nominohet në çmimet “Emmy”, Joe Jonas krenar si asnjëherë tjetër për të

Mediale Vip

Sophie Turner nominohet në çmimet “Emmy”, Joe Jonas krenar si asnjëherë tjetër për të

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:17
Sophie Turner dhe Joe Jonas

Sophie Turner së fundmi është nominuar për çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse për rolin e saj të  ‘Sansa Stark’ në filmin ‘Game of Thrones’. Për 8 sezone me radhë Sophie e solli këtë karakter në mënyrën më të mirë dhe tashmë puna e saj po shpërblehet. Për këtë gjë Joe Jonas ka shprehur publikisht krenarinë për partneren e tij, me të cilën u martua pak javë më parë. Këngëtari i njohur publikoi në ‘Instastory’ një foto të tijën dhe të Sophie dhe përkrah saj shkruajti: “Sophie Turner e nominuar për çmimet ‘Emmy’. Jam tepër krenar për ty”.

Ky nominim për Sophie vjen në një moment shumë special, sepse për momentin ajo po kalon ditët e saj të muajit të mjaltit së bashku me Joe në Maldives. Çifti i njohur kanë publikuar në rrjete sociale një sërë fotosh nga qëndrimi i tyre atje në një resort luksoz. Sophie dhe Joe si fillim u martuan në muajin maj në Las Vegas dhe më pas në qershor organizuan një ceremoni të dytë në Francë, në të cilën ishin të ftuar gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat