Anxhela Peristeri jep një mesazh të vlefshëm për të gjithë: Rrudhat janë hartë e jetës - Bota Sot
Anxhela Peristeri jep një mesazh të vlefshëm për të gjithë: Rrudhat janë hartë e jetës

Mediale Vip

Anxhela Peristeri jep një mesazh të vlefshëm për të gjithë: Rrudhat janë hartë e jetës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:31
Anxhela Peristeri

Rrjetet sociale vazhdojnë të mbushen me fotot e personazheve të njohur, të cilët provojnë se si do të duken pas disa vitesh si të moshuar. Disa prej tyre e kanë pëlqyer këtë transformim që po ju ofron aplikacioni “FaceApp”, ndërsa të tjerë duket se nuk kanë mbetur të kënaqur. Jo të gjithë kanë guximin të përballen me të ardhmen, pavarësisht se plakja është një proces natyral i jetës. Për të mos pasur të tilla komplekse me veten Anxhela Peristeri ka dhënë një mesazh për të gjithë. Këngëtarja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të realizuar me “FaceApp” dhe me këtë rast ka uruar që të gjithë të shkojmë në atë moshë, ndërsa për rrudhat të mos shqetësohemi aspak. “O Zot! Ishalla plakemi! Ishalla shkojmë në këtë moshë se rrudhat nuk kanë rëndësi! Janë harta e jetës sonë. P.s. Duajeni veten tuaj”, ka shkruar Anxhela bashkangjitur fotos.

Në fakt duke pranuar çdo stad të jetës ashtu si të vijë është shumë lehtësuese, prandaj ky mesazh i Anxhelës është mjaft i vlefshëm.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...