“Kënga Magjike” do të vijë me ndryshime këtë vit, konfirmohet anëtari i pestë i jurisë - Bota Sot
“Kënga Magjike” do të vijë me ndryshime këtë vit, konfirmohet anëtari i pestë i jurisë

Mediale Vip

“Kënga Magjike” do të vijë me ndryshime këtë vit, konfirmohet anëtari i pestë i jurisë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:56
Kënga Magjike

Festivali “Kënga Magjike” pritet që të nisë në vjeshtë, dhe kësaj here do të vijë me disa ndryshime të mëdha si në përmbajtje, ashtu edhe në mënyrën e votimit për këngëtarët pjesëmarrës.

Deri tani ishin zbuluar katër emra të anëtarëve të jurisë, të cilët janë Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi dhe Dalina Buzi. Por sot “News31” ka konfirmuar emrin e pestë dhe të fundit i cili do të jetë pjesë e jurisë së festivalit.

Enkel Demi është anëtari i pestë, i cili do t’i bashkohet kolegëve në votim. Juria do të vendosë për fatin e të rinjve në “Best New Artist”, si dhe do të marrë pjesë në votimin final për të përzgjedhur fituesin e edicionit të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...