Yllka Gashi paraqitet e lumtur përkrah prindërve të saj

Mediale Vip

Yllka Gashi paraqitet e lumtur përkrah prindërve të saj

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:37
Yllka Gashi

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Yllka Gashi tani gjendet në Kosovë, ku është duke punuar në realizimin e filmit të ri me titull ‘Zgjoi’.

Ajo tash e një kohë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe ka krijuar familjen e saj. 

Por vjen edhe në Kosovë për shkak të angazhimeve që ka dhe sigurisht për ti parë familjarët.

E ajo duket se po kalon kohë të mirë me prindërit e saj, momente të cilat i ka publikuar edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që ajo ka qenë pjesë e shumë filmave dhe serialeve të pëlqyera shqiptare. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat