Motra e Rita Orës, Elena, përkundër angazhimeve të shumta me këtë të fundit, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Si destinacion të pushimeve, ajo ka zgjedhur bregdetet shqiptare, përkatësisht Malin e Zi. Zeshkania ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, derisa tregon se është duke u argëtuar mjaft shumë.
Ndërkaq, në imazhin tjetër ka vënë në pah linjat trupore, teksa shfaqet në një palë bikini bardh e zi.
Ajo duket se është në pushime me familjen, pasi në postimin e lartpërmendur e ka etiketuar edhe të vëllanë, Donin.
Gjithashtu, Elena mbetet shumë e angazhuar në fushata të ndryshme reklamuese.