Fiona Gllavica shijon muajin e mjaltit në Tajlandë - Bota Sot
Fiona Gllavica shijon muajin e mjaltit në Tajlandë

Mediale Vip

Fiona Gllavica shijon muajin e mjaltit në Tajlandë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:20
Fiona Gllavica

Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica, ditë më parë i dha fund beqarisë. 

Ajo është martuar me partnerin e saj, Arbnor Pacollin, dasma luksoze e të cilëve ishte organizuar në Prishtinë.

Ndërkaq, vetëm pak ditë pas martesës, çifti muajin e mjaltit vendosën të kalojnë në një nga vendet më ekzotike, Tajlandë.

Aktorja Gllavica në rrjetet sociale ka publikuar një sërë fotografish nga pushimet e saj atraktive.

Ajo duket tejet tërheqëse, ndërsa në njërën prej imazheve është shfaqur me veshje tradicionale të tyre.

Ndryshe, Fiona është pjesë e shfaqjeve të ndryshme teatrale, kurse famën më të madhe e ka arritur me serialin shumë të shikuar vendor “Çka ka shpija”. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...