Lady Gaga ka refuzuar të paraqitet në një film me Bradley Cooperin

Mediale Vip

Lady Gaga ka refuzuar të paraqitet në një film me Bradley Cooperin

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:27
Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Dyshja e aktorëve, i cili fitoi një Oscar për filmin e tyre të përbashkët, “A Star Is Born”, Bradley Cooper dhe Lady Gaga thuhet se nuk do të bashkëpunojnë në një film të ri.

Artisti raportohet se është duke e shkruar skenarin, drejtoj dhe do të paraqitet në filmin më të ri, shkruajnë mediat amerikane.

Edhe pse mediat, pas suksesit të madh të këngës “Shallow”, raportohet se yjet kanë rënë në dashuri, janë ngritur spekulimet se aktori 44-vjeçar do ta angazhojë këngëtaren ekstravagante në një film biografik rreth kompozitorit Leonard Bernstein.

Një burim i afërt me aktorin zbuloi për mediat amerikane se Gaga nuk do të jetë në film, por shumë kush pyet se pse ajo nuk do të paraqitet në një film për shkak të faktit se të dy kanë thënë se do të paraqiten së shpejti në një film.

Publiku besonte se këngëtarja 33-vjeçare e ka refuzuar aktorin pasi që u shfaqen thashetheme se janë në një romancë.

Ndryshe, Bradley së fundi ka ndërprerë lidhjen me modelen ruse, Irina Shayk, me të cilin ka një vajzë dyvjeçare, Leah De Siena. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat