Luana zbulon se ku po pushon me Krenarin, çifti nuk është vetëm

Mediale Vip

Luana zbulon se ku po pushon me Krenarin, çifti nuk është vetëm

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:21
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

Një ditë më parë, moderatorja Luana Vjollca u fotografua së bashku me partnerin e saj, Krenar Çoçajn, në aeroportin e Malpensa-s në Milano.

Ata ishin duke bërë chek-in-in dhe të gjithë u bënë kuriozë që të dinin se ku po shkonin me pushime.

Ka qenë vetë Luana, ajo që ka zbuluar për ndjekësit e saj destinacionin. Mesa duket ajo dhe Krenari kanë qëndruar në Milano të Italisë dhe nuk janë vetëm.

Moderatorja ka treguare se atyre u janë bashkuar edhe Marina Vjollca me Getoar Selimim. Luana ka publikuar një video në “Instastory”, ku shfaqet së bashku me të motrën dhe në të shkruan: “Binjakja ime”.

Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk e vunë re këtë detaj, në foton që qarkulloi ditën e djeshme në rrjete sociale, ku ishin fotografuar Luana dhe Krenari, në të majtë të tyre ndodheshin edhe Marina me Getoarin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat