Vera e këtij viti është për ngjyrat e ndezura, Genta Ismajli zgjedh një të tillë për flokët

Mediale Vip

Vera e këtij viti është për ngjyrat e ndezura, Genta Ismajli zgjedh një të tillë për flokët

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:39
Genta Ismajli

Këtë verë kemi parë shumë ndryshime dhe transformime tek personazhet e njohur të ekranit, sidomos tek flokët. Listës ju shtua sot edhe Genta Ismajli e cila ka zgjedhur të ndryshojë flokët duke i dhënë një nuancë rozë të lehtë. Këngëtarja e ka zbuluar këtë ndryshim me një video të publikuar në ‘Instagram’. Siç duket dëshira për ndryshim ka ardhur në këtë formë tek bukuroshja dhe i shkojnë shumë.

Vera është stina kur më shumë se kurrë të gjithë guxojnë me ndryshimet në ‘look’ dhe të parët që i promovojnë janë personazhet publikë. Ende nuk e dimë nëse kjo zgjedhje e Gentës ka ndonjë kuptim të fshehur, apo është e përkohshme, por dimë të themi që na kishte munguar një ndryshim tek brunia e njohur e ekranit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat