Jonida Vokshi shkëlqen në ‘Prifest’, ja si u vesh moderatorja në mbrëmjen gala

Mediale Vip

Jonida Vokshi shkëlqen në ‘Prifest’, ja si u vesh moderatorja në mbrëmjen gala

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:44
Jonida Vokshi

Prej ditësh ishte zbuluar se edhe këtë vit, drejtimi i ‘Prifest’ do i besohej Jonida Vokshit. Bukuroshja e ekranit udhëtoi ditën e djeshme drejt Prishtinës duke u bërë pjesë e hapjes së madhe të festivalit dedikuar filmit. E veshur me një fustan të zi të gjatë dhe të derdhur, por të mbyllur tek pjesa e dekoltesë, moderatorja i ktheu të gjithë sytë nga vetja. Si gjithmonë ajo u shfaq e thjesht, me flokë të kapur dhe grim të lehtë. Jonida u shoqërua në skenë nga Eki Durmishi duke krijuar kështu një çift skenik mjaft të mirë. Kujtojmë se ‘Prifest’ i dedikohet kinematografisë shqiptare, por jo vetëm. Festivali internacinal do të mbahet në Prishtinë deri më datë 21 korrik.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat