Brad Pitt kritikon skenën ikonë të Titanikut; si i përgjigjet Leonardo Di Caprio!

Mediale Vip

Brad Pitt kritikon skenën ikonë të Titanikut; si i përgjigjet Leonardo Di Caprio!

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:20
Brad Pitt, Leonardo Di Caprio

Brad Pitt paska dicka për të thënë për skenën e famshme finale të filmit “Titaniku“, ndaj dhe I ka hedhur ca romuze kolegut të vet, me të cilin interpretuan së fundi bashkë tek “Once Upon a Time in Hollywood”. DiCaprio, Brad Pitt dhe Margot Robbie ishin ftuar në MTV Newës për të folur mbi filmin e tyre të ri, por diskutimi ka marrë një tjetër rrjedhë.

Personazhi i DiCaprios tek “Titaniku“, Jack, mund të ishte ngjitur dhe ai në pluskuesen ku ndodhej Rose, në vend që të vdiste nga hipotermia në ujrat e ngrira të Atlantikut, përse nuk e bëri, është pyetja që kanë shtruar fansat që prej shfaqjes së filmit në 1997-tën e deri më tani.

Margot tha se kjo mbetet skena më e diskutuar në historinë e kinematografisë së ditëve tona. Bradd iu bashku dhe ai këtij kori. Epo, ajo pluskuese mund ta zinte, ti si thua, iu kthye ai Leos, që u përgjigj si me shaka: “ Nuk bëj komente për këtë“. Para disa kohësh sakaq, regjizori I filmit James Cameron pat rrëfyer për Vanity Fair se personazhi I Jack-ut duhet të vdiste, sepse fundi I filmit duhet të lidhej me vdekjen dhe ndarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat